Pedagogu shqiptar: Nëse tërmeti do të binte në Gjermani, pasojat më të mëdha
Pedagogu shqiptar që jeton në Turqi, Betim Truçi, komentoi në Euronews Albania tërmetin shkatërrimar që godtiti Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Truçi tha se akuzat për ndërtime të dobëta nuk qëndrojnë pasi fuqia e goditjes së tërmetit ishte e përmasave apokaliptike. Ai shtoi se edhe vetë gjermanët e kanë pranuar se nëse një goditje e tillë do të ndodhte në Gjermani pasojat do të ishin edhe më të mëdha.
“Gjatë qeverisë së Erdogan janë marrë shumë masa për ndërtime me cilësi.
Kjo nuk do të thotë që menjëherë duhet të etiketojmë qeverinë apo Erdogan për atë që ndodhi. Duke pasur parasysh si ka qenë më përpara dhe ku jemi ka pasur shumë ndryshime.
Edhe gjatë bisedës në Gjermani në një studio televizive, gjermanët teksa komentonin pasojat dhe fuqinë e tërmetit në Turqi, ishte pyetja “nëse ky tërmet do të kishte rënë në Gjermani, çfarë do të nodhte?”
Do të ishte një katastrofë më e madhe. Edhe ata vetë e pranojnë. Ky është një apokalips nuk është se qeveria nuk i ka marrë masat, nuk është e lehtë të ndërhysh në 10 qytete në të njëjtën kohë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West