“Toka e paeksploruar”- Corriere della Sera jehonë bukurive natyrore të Shqipërisë

9 Shkurt 2023 | 16:45

Gazeta e njohur italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull bukurive natyrore të Shqipërisë. Gezaeta e cilëson Juglindjen e vendit si një tokë të Paeksploruar që duhet zbuluar nga turistët.

Një bicikletë dhe një aparat fotografik! Kaq I është dashur Francesca Massotit nga gazeta më e madhe Italiane Corriere della Sera për ta cilësuar Shqipërinë si një nga vendet më të bukura dhe të paeksploruara të Europës.

Presitigjozia italiane, i ka dedikuar një reportazh vendit tonë, ku më shumë se përmes fjalëve ka zgjedhur ta përshkruaj udhëtimin në Shqipëinë juglindore përmes fotografive.

1085 km të përshkruara me bicikletë. Duke nisur nga Petrela në Tiranë, drejt Belshit dhe Gramshit në Elbasan, pa harruar Pogradecin, Korcën e Leskovikun.

Ndalesa e radhës për ekipin e corriere della sera ka qënë përmeti, këlcyra e gjirokastra, për tu kthyer më pas në parkun arkeologjik të butrintit, vizituar këlcyrën e sarandën.

Rruga e kthimit për në pikën e nisjes, sërish mbi bixhikletë, por jo fundi I destinacioneve për të zbuluar, do të ishte përmes rivierës shqiptare, himarë, vuno, dhërmi e vlorë.

Duke vijuar rrugëtimin me bicikletë për qytetin e një mbi një dritareve, e më pas drejt parkut kombëtar të karavastasë në divjakë.

Për të gjitha destinacionet e përshkruara corriere della sera i ka sugjeruar lexuesëve të saj bujtinat, hotelet e restorantet për të ndaluar e shijuar udhëtimin e tyre me thirrjen që vizita e tyre e radhës të jetë Shqipëria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026