Siria e gjunjëzuar nga tërmeti e politika, të mbijetuarit në mëshirë të fatit

9 Shkurt 2023 | 18:10

Mungesa e makinerive të rënda dhe ekipeve të pajisura me materialet e  duhura  po ngadalësojnë operacionet e shpëtimit në Siri.

Helmetat e Bardha në provincën Idlib vazhdojnë të shpëtojnë familje të tëra nga rrënojat. Dëmtimi i infrastrukturës pas viteve të luftës civile ka vështirësuar  gjithashtu dërgimin e ndihmave pas tërmetit shkatërrues të së hënës në rajonin e udhëhequr nga rebelët. Shumë ndërtesa banimi janë shkatërruar, duke lënë mijëra të pastrehë.

Temperaturat e ftohta po vështirësojnë  përpjekjet e shpëtimit ndërsa shumë nga të zhvendosurit janë të detyruar të gjejnë strehim në rrugë.

“Për të siguruar që të mos vdesim, ku tjetër mund të shkojnë njerëzit? Ata nuk kanë asnjë mundësi, nuk kanë shtëpi, nuk kanë tenda, ku mund të shkojnë? Ata mund të pushojnë këtu vetëm derisa situata të përmirësohet” shprehet një banor i zhvendosur nga Aleppo.

Zonat e kontrolluara nga rebelët pranë kufirit me Turqinë, nuk mund të marrin ndihmë nga pjesët e kontrolluara nga qeveria  pa autorizimin e Damaskut .

OKB-ja u ka bërë thirrje autoriteteve që të lënë mënjanë politikën për të siguruar që ekipet e shpëtimit të vazhdojnë punën e tyre Më shumë se 1,500 njerëz kanë vdekur vetëm në provincën Idlib, ndërsa qeveria e Bashar al-Assad fajëson sanksionet evropiane dhe amerikane për mungesën e ndihmës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij

Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten ndaj Presidentit Kuban Miguel Diaz-Canel dhe disa anëtarëve të rrethit të tij të ngushtë, përfshirë të afërm...
07:57 | 05/06/2026

Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje

Presidenti Donald Trump tha se ishte i hapur për t’u takuar me udhëheqësin e ri suprem të Iranit nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë...
07:51 | 05/06/2026

Pas gati 7 vitesh, Xi Jinping viziton Korenë e Veriut me ftesë të Kim Jong Un

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, po viziton aleatin e saj të hershëm, Korenë e Veriut, për herë të parë në gati shtatë vjet, raportojnë mediat...
07:43 | 05/06/2026