Rritet drastikisht numri i viktimave nga tërmeti, Erdogan: Tragjedia e shekullit!

10 Shkurt 2023 | 09:11

Vijon të rendohet bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri. Deri më tani raportohet për më shumë se 21 mijë të vdekur.

Por kur duket se nuk ka më shpresa, herë pas here raportohet për lajme të mira dhe për të mbijetuar. Një vajzë 10 vjeçare është shpëtuar nga rrënojat pas 90 orësh duke kthyer besimin se mrekullitë ekzistojnë.  Vogëlushja u gjet nën rrënojat e pallatit 7 katësh në Hatay. Sipas mediave turke, ekipet e shpëtimit kanë gërmuar një galeri për ta shpëtuar. Ajo ishte e bllokuar dhe me aprovimin e të afërmve  u vendos që t’i pritej krahu.  Ajo është e vetmja e mbijetuar pasi prindërit dhe 3 vëllezërit u gjetën të pajetë nën rrënoja.

Ndërkohë, fatmirësisht  ndihma për të mbijetuarit në Siri merr një formë më të strukturuar. Gati 30,000 njerëz janë evakuuar drejt objekteve akomoduese.  Edhe Furnizimet po u shpërndahen, karvani i parë humanitar me simbolet e OKB-së kaloi drejt zonave të kontrolluara nga rebelët.

Ndihmat  ndërkombëtare po rriten. Të enjten Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe për të mbështetur të prekurit nga tërmetet.

Një tjetër donacion erdhi nga SHBA, të cilat premtuan një paketë prej 85 milion dollarë për të dy vendet Turqinë dhe Sirinë.

Por ekipet e shpëtimit hasin disa vështirësi për të mbërritur në zonat e prekura për shkak të mungesës së automjeteve dhe rrugët janë të shkatërruara.

Presidenti turk Erdogan e cilësoi tërmetin dhe pasojat e tij shkatërrimtare si tragjedinë e shekullit të XXI-të.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026