10-vjeçarja nxirret pas 90-orësh nga rrënojat, ekipet detyrohen t’i presin krahun
Teksa kanë kaluar 100 orë nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, familjarët e personave të mbetur nën rrënoja ende nuk i kanë humbur shpresat për të dashurit e tyre.
Edhe pse shanset për të gjetur të mbijetuar janë shumë të vogla, herë pas here ekipet e shpëtimit japin lajme të mira për nxjerrjen nga rrënojat e të mbijetuarve.
Një vajzë 10 vjeçare është shpëtuar pas 90 orësh duke kthyer besimin se mrekullitë ekzistojnë. Vogëlushja u gjet nën rrënojat e pallatit 7 katësh në Hatay.
Sipas mediave turke, ekipet e shpëtimit kanë gërmuar një galeri për ta shpëtuar. Ajo ishte e bllokuar dhe me aprovimin e të afërmve u vendos që t’i pritej krahu.
Ajo është e vetmja e mbijetuar pasi prindërit dhe 3 vëllezërit u gjetën të pajetë nën rrënoja.
Kujtojmë që nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë raportohen aktualisht 21 mijë të vdekur. Por pritet që kjo shifër të rritet pasi numri i personave nën rrënoja mendohet të jetë më i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus