Meta para protestës: Nesër flet populli, të gjithë duhet t’i binden vullnetit të tij

10 Shkurt 2023 | 14:17

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat një ditë përpara protestës së opozitës sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Sipas Metës, nesër në shesh do të jetë populli i Shqipërisë, i cili siç theksoi Meta nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e tij.

“Fshehja e dëshpëruar e Edi Ramës me javë të tëra dhe shmangja e llogaridhënies dhe transparencës përpara parlamentit me shpresën e mjerë se mund të kalojë situatën janë thjesht një iluzion i një të mbyturi që kapet pas fijes së barit.  Populli është vetëm ai që jep pushtet por edhe ja heq pushtetin atij, që e përdor vetëm për të grabitur paratë e popullit dhe për të shitur interesat e tij. Populli i Shqipërisë jam i bindur se e ka marrë vendimin. Ai s’mund të lejojë kurrë që Edi Rama të vazhdojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve”, tha Meta.

Më 11 shkurt, kreu i PD Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike, protestë të cilë e ka mbështetur edhe Meta.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026