Kryemadhi: Dal në protestë si qytetare, jo si mbështetëse e liderëve të opozitës
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi në nisje të protestës së opozitës se sot në shesh nuk pritet të jenë vetëm mbështetësit e partive politike, por do të jenë të gjithë qytetarët.
Ajo tha se pjesa gri do të mbështet protestën e opozitës për shkak të arrogancës që ushtron pushteti i kryeministrit Rama.
Kryemadhi shtoi se personalisht do të jetë në protestë si qytetare dhe jo si mbështetëse e liderëve të opozitës.
“Sot pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe, nuk mendoj se do të jenë vetëm suportuesit e partive politike por do të jetë dhe pjesa gri.
Nga ajo që kam parë unë duke shëtitur në rrugët e Tiranës këtë mëngjes, pjesa skeptike ndaj politikës do dalë për të thënë unë jam këtu dhe nuk është Edi Rama që vendos për ne.
E kam thënë dhe vazhdoja ta them dal si qytetarë nuk dal për liderët politikë. Dal për arrogancën që Edi Rama ushtron ndaj popullsisë shqiptare”. tha Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar