Berisha lëvizje të pazakontë, shkon në dyert e institucioneve. Mesazhi që jep

11 Shkurt 2023 | 14:31

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një mbyllje të pazakontë të protestës së thirrur përballë Kryeministrisë.

Në përfundim të protestës, Berisha i shoqëruar dhe mbështetësit e tij u ndal përpara Kuvendit, e më pas në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme.

Berisha kërkoi nga aty largimin e ministrit Bledi Çuçi, të cilin e cilësoi si pjesë të organizatës kriminale të kryeministrit Rama.

“Erdhëm këtu për t’I dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi I cili është një anëtar familjar I organizatës kriminale të Edi Ramës. Ai duhet të japë dorëheqjen së bashku me Edi Ramën. Marshimi është paqësor sot por ka objektivat e veta taktike dhe strategjike të cilat do t’i merrni vesh në vijim”, tha Berisha.

Më pas Berisha vijoi marshimin në Bashkinë e Tiranës dhe në ambientet e jashtme të Partisë Socialiste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026