Muça: Pse Berisha ka frikë të bëjë revolucionin që përmend
Analisti Flogert Muça komentoi në studion e Euronews Albania, protestën e thirrur këtë të shtunë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Muça tha se ish-kryeministri nuk e bën të ndodh revolucionin që përmend, pasi e di shumë mirë se pushteti nuk merret me dhunë.
Ai shtoi se Berisha ka frikë nga ndërkombëtarët dhe marrja e kostove politike nëse kryen veprime të dhunshme mbi institucionet.
“Revolucion është fjalë e madhe dhe revolucionet nuk janë kështu. I kemi parë si janë në Francë. Ajo që mund të themi është se Sali Berisha me një urdhër, siç bëri në seli, mund të kishte thënë edhe sot “para partizan”. Ca shashka u hodhën siç e kishte planifikuar, por mbetëm aq.
Nuk e bën se ka frikë. E para, e di fare mirë se nuk merret pushteti me dhunë. E ka provuar Sali Berisha në ‘98-ën, me tank ka hyrë tek ajo godinë, bashkë me trupin e të ndjerit Azem Hajdari dhe nuk e mori dot pushtetin. Pushteti merret me votë dhe dhunë. Sali Berisha e di që përveç faktit dhuna nuk pritet mirë nga masa dhe do t’i sillte kosto politike dhe nga ana tjetër janë dhe ndërkombëtarët. Imagjino që një njeri që është shpallur non-grata të krijoj destabilitet në të vetmin vend pro-euro-atlantik në rajon dhe bazë e rëndësishme e NATO-s”, tha Muça.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut