“Zoti është i madh”- Shpëtohen pas 129 orësh nën rrënoja familja me 5 anëtarë
Një familje prej pesë anëtarësh u arrit të shpëtohej pas 129 orësh e bllokuar nën rrënojat e tërmetit në Turqi.
Ekipet e shpëtimit mundën të nxjerrin të sigurt familjen prej 5-anëtarësh, të cilët mbijetuan për rreth 5 ditë brenda banesës së tyre të shembur.
Ekipet e shpëtimit nxorrën fillimisht nënën dhe vajzën Havva dhe Fatmagul Aslan nga një grumbull rrënojash në qytetin Nurdag, në provincën Gaziantep, raportoi HaberTurk.
Ekipet më vonë arritën te babai, Hasan Aslan, por ai këmbënguli që vajza tjetër e tij, Zeynep, dhe djali Saltik Bugra të shpëtoheshin së pari.
Ndërsa babai nxirrej jashtë, shpëtimtarët brohoritën “Zoti është i madh!” dhe shpërthyen në lot gëzimi.
Shpëtimi i tyre jep shpresë për gjetjen e çdo zemre që rreh nën rrënoja pavarësisht tempertaurave shumë të ulëta.
LEXO GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave