Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, Balluku: Do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ofron transformimi digjital

26 Tetor 2020 | 17:32

Samiti i tretë digjital i Ballkanit Perëndimor po mbahet këtë vit në Shqipëri.

Përgjatë tri ditëve 26, 27 dhe 28 tetor, përfaqësues të lartë nga qeveritë e Rajonit, Bashkimi Europian si dhe përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, do të shkëmbejnë eksperienca lidhur me lidhjet digjitale përmes rrjeteve të besueshme, digjitalizimin e proceseve të biznesit, atë të shërbimeve publike si dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

E pranishme në takimin virtual të 26 tetorit ishte dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu. 

Ministrja Belinda Balluku, në fjalën e saj gjatë këtij samiti u shpreh se pavarësisht vështirësive me të cilat na ka përballur pandemia dhe pavarësisht krizës që po kalon e gjithë bota nuk mungon përkushtimi për të vazhduar përpara.

“Gjatë muajve të fundit kemi mësuar shumë se si të qëndrojmë më pranë dhe sesi të jemi më funksional online, duke ushtruar detyrat tona nga distanca, duke kontaktuar me kolegët nga larg, duke zbatuar zgjidhje, aplikacione, platforma, ide të reja,” – u shpreh Balluku.

Ajo sqaroi se ky samit do të shërbente si mjet për të shkëmbyer si përvojat ashtu dhe përpjekjet e secilit.

Ministria Balluku përmendi se digjitalizimi në këto momente është shumë më i rëndësishëm tani sesa më parë ndërkohë që theksoi se kjo gjë bëhet e mundur përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së Komisionit Europian dhe partnerëve për transformimin digjital të rajonit drejt integrimit në BE, në një treg të vetëm digjital.

“Duke u bazuar në përvojën e dialogut rajonal të nivelit të lartë mbi transformimin digjital ky samit zhvillohet në kuadrin e procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor disa javë përpara samitit të liderëve në Sofje të Bullgarisë,” – tha Balluku.

Ministria lajmëroi se në datën 2 nëntor do të zhvillohet një event në respektim të gjithë protokollit të sigurisë prej pandemisë dhe me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve, përfaqësues të nivelit të lartë ku do të reflektohet mbi punën e bërë gjatë samitit dhe për të shpalosur planet për shfrytëzimin e mundësive që ofron transformimi digjital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026