Gazetari Taulant Kopliku tregon historinë e kampit të Al-Hol ku mendohet se ka mbi 50 gra e fëmijë shqiptarë

27 Tetor 2020 | 08:49

Gazetari Taulant Kopliku, i cili e ka ndjekur nga afër situatën e shqiptarëve në kampin sirian të Al-Holit tha për Euronews Albania se ka shumë vështirësi për t’i nxjerrë që atje gratë dhe fëmijët, pasi përveç ndërlikimeve dhe burokracive politike, brenda kampit ka presione nga grupet që e përkrahin ISIS-in.

Kopliku fillimisht falenderoi dy agjentët e Anti-Terrorit që kanë kaluar një kohë të gjatë në negocim me autoritetet atje për të bërë të mundur lirimin e fëmijëve. Ai tha se janë rreth 50 gra dhe fëmijë të identifikuara që gjenden atje nga mbi 60 që kanë qenë që në fillim.

“Situata në ato zona është e ndërlikuar dhe nuk mund të thuhet se negociohet me një palë, janë shumë palë me të cilët duhet negociuar,” – u shpreh Kopliku.

Gazetari tregoi se pas rënies së qytetit Baghuz, e konsideruar fortesa e fundit të së ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS), forcat e ushtrisë kurde, të cilat luftuan ISIS-in, u gjendën në situatë të vështirë pasi hasën në mijëra gra dhe fëmijë të bllokuar atje dhe që për shkak të situatës së luftës nuk qe e mundur të deportoheshin.

“Ata krijuan tre kampe, një prej të cilave është Al-Holi, ku u sistemuan gratë e xhihadistëve [luftëtarëve të ISIS] të vrarë, një pjesë e tyre kanë qenë dhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kampi ka qenë i ndarë në dy sektorë… flitet për 80 mijë, por realisht janë 40 mijë, një pjesë vendoseshin gratë dhe fëmijët e terroristëve dhe në pjesën tjetër refugjatë të luftës, të cilët nuk kishin të bënin me luftën, te kjo pjesë kishte liri hyrje-daljeje, ndërsa pjesa e grave dhe fëmijëve të ISIS-it ishte e izoluar, një gjysmë-burg me kushte çnjerëzore, pa higjienë dhe me çadra ku në verë temperatura kapte 40 gradët dhe në dimër e kundërta” – u shpreh gazetari Kopliku.

ISIS kishte krijuar në zonat që kontrollonte edhe milici me gra, një pjesë e të cilave nuk ishin identifikuar ende si terroriste, qenë infiltruar në kamp dhe ushtronin presion dhe ndikim në gratë e tjera në mënyrë që ato të mos pendoheshin për rrugën që kishin zgjedhur.

“Ka pasur plot raste të djegies së tendave apo dhe therjes së grave, të cilat janë rebeluar apo thjeshtë janë deklaruar si jo-pjesëtare të ISIS-it,” – tregoi Kopliku teksa kujtoi rastin e një gruaje holandeze të vrarë me thikë edhe pse ishte shtatzëne.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026