Një punonjës policie i lënduar nga lëndët plasëse, FNSH bën gati maskat kundërgaz

13 Shkurt 2023 | 17:50

Një punonjës policie është lënduar gjatë përplasjes me protestuesit e Partisë Demokratike para Parlamentit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se koktejli molotov dhe shashkat e hedhura në drejtim të punonjësve të policisë kanë kapur pranë kokës një prej efektivëve, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Efektivit i ka ardhur në ndihmë ambulanca, ndërsa policia është bërë gati për të kaluar në “planin B”.

“Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë bërë aktive, janë afruar në hyrjen qendrore të Parlamentit, janë bërë gati maskat kundërgazi në mënyrë që në rast të precipitimit të situatës të përdoret gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve”, raportoi gazetari.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026