Meta flet para protestuesve: Kanë tmerr nga fjala e opozitës dhe e vërteta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua rreth 1 orë me vonesë protestës së thirrur nga Partia Demokratike para Parlamentit.
Në një fjalë të mbajtur para protestuesve, Meta tha se kryeministri dhe qeveria e tij kanë frikë nga fjala e lirë e opozitës dhe e vërteta.
“Kanë tmerr nga fjala e opozitës dhe kanë tmerr nga e vërteta. Sepse kanë tmerr nga fakti që ky nuk është më parlamenti i qytetarëve shqiptarë, por është kthyer në një zyrë noteriale të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit, kundër opozitës dhe kundër të vërtetës dhe kundër qytetarëve”, tha Meta.
Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi