Përfundon protesta, Berisha nga selia e PD-së: Beteja do të vazhdojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në selinë blu pas përfundimit të protestës së opozitës, që u zhvillua para godinës së Kuvendit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se deputetët socialistë dhe ministrat u larguan nga seanca për shkak të protestës.
Sipas tij, beteja do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte. U detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë.
Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta