Dështon ekstradimi i Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori merr azil politik në Itali

14 Shkurt 2023 | 09:17

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, mësohet se ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali. Lajmi është konfirmuar për mediat nga avokati tij mbrojtës Sokol Hazizaj.

Marrja e statusit azilant politik shuan shpresat e SPAK për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri.

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Llalla u arratis në Itali, para se të jepej urdhër i formës së prerë për arrestimin e tij dhe kërkoi azil politik me argumentin se dënimi ndaj tij ka qenë një iniciativë politike.

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Avokati i tij pati bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg me argumentin se Llala vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por kjo kërkesë nuk u pranua.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026