Varre masive nga tërmeti në Turqi, gazetarja: E pamundur identifikimi i viktimave

14 Shkurt 2023 | 10:18

Gazetarja Aida Topalli deklaroi se në Turqi janë hapur varre masive për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin disa ditë më parë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania nga Hatay, një ndër qytetet më të goditura, Topalli u shpreh se shumë nga personat që janë nxjerrë pa jetë nga rrënojat, nuk janë identifikuar.

Sipas saj, ka shumë ndërtesa të rrënuara dhe numri i viktimave pritet të rritet.

“Shumica e qytetarëve të cilët janë dëmtuar dhe kanë mbijetuar janë zhvendosur në afërsi të Antalya-s, apo në qytete të tjera të paprekura nga tërmeti. Këtu kanë mbetur ekipet e kërkim shpëtimit, njerëzit që sjellin ndihma dhe ata që presin që nga rrënojat të dalin trupat e familjarëve të tyre.

Duke qenë se janë shumë godina të rrënuara, numri i njerëzve që janë ende nën rrënoja vijon të jetë ende i lartë. Ka familjarë që nuk kanë ende kontakt me njerëzit e tyre. Bëhet fjalë për pallate të rrënuara. Mendoj që numri i viktimave do të vazhdojë të rritet. Janë hapur varre masive, por shumë nga personat e nxjerrë nga rrënojat, nuk dihet se kush janë. Nuk ka era varresh dhe kjo do ta vështirësojë punën për identifikimin e tyre”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit. Sipas informacioneve...
15:25 | 20/07/2026

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve...
14:43 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026