Riatdhesohen pesë shqiptarët e parë nga Siria, gëzim dhe lot në pikën kufitare të Rinasit

27 Tetor 2020 | 16:11

Riatdhesohen pesë shqiptarët nga Siri, lot gëzimi në Rinas kur fëmijët takohen me familjarët. Kalvari i gjatë i vuajtjeve në kampin e tmerrit tashmë ka përfunduar për pesë shqiptarët e parë që u evakuuan nga kampi Al Hol. 

Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe Rasha si dhe 11-vjeçari Endrit Dumani këtë të martë shkelën pas shtatë vitesh tokën shqiptare aty ku I pret ngrohtësia familjare .

Në këtë ditë gëzimi nuk mund të mungonin familjarët e të riatdhesuarve që me lot ndër sy prisnin me padurim takimin me të afërmit e tyre. Familjarët e 11-vjeçarit, Endri Dumani pas falënderimeve për tërheqjen e vogëlushit nga kampi Al Hol, kanë edhe një kërkesë për autoritet shqiptare: kthimin pranë familjes edhe të motrës së Endrit, Evës, e cila vazhdon të jetë në Siri.

Kjo ditë është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë familjen. Këto shtatë vite kemi ëndërruar dhe tani na duket e pabesueshme. Do ishte mrekulli që edhe Eva të ishte sot, por shpresojmë që edhe për Evën të bëhet një aksion si për Endrin, dhe ta kemi sa më shpejt afër nesh”, tha një familjare.

“Shpresojmë që edhe ajo (Eva) të kthehet. I bëjmë një thirrje që edhe ajo t’i bashkohet familjes”, shtoi një tjetër familjar.

Ardhja e 5 shqiptarëve në Shqipëri u shoqërua edhe nga kryeministri Edi Rama i cili një ditë më parë udhëtoi drejt Libanit. Pas riatdhesimit kreu I qeverisë DHA një deklaratë për mediat ku tha se një operacion tjetër do të pasojë fazën e dytë të riatdhesimit.

Gjithashtu ai shtoi se vështirësitë janë të mëdha për shkak se disa prindër të bllokuar në kamp, nuk janë gati të rikthehen.

“Është një proces i komplikuar, sepse janë në mes disa prej prindërve që mbeten në pozicionet e tyre të radikalizuara, janë në mes forcat kujdestare të kampit dhe nuk janë forca të njëjta me ato që duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza”, tha kryeministri Rama.

Këto janë pamjet kur Njësia Speciale Atni-terror hyri në kampin e ferrit me qëllim evakuimin e 70 shqiptarëve të bllokuar. Gledis Nano kreu i kësaj njësie u shpëresh se ky operacion nuk është motiv për t’u çlodhur teksa shtoi se shumë shpejt do të nisë një tjetër operacion shpëtimi.

“Po patjetër, po presim kryerjen  e procedurave. Nuk është justifikim të çlodhemi, por të kryejmë procedurat për operacionin tjetër”, tha ai.

Pesë shqiptarët e riatdhesuar mes tyre katër të mitura momentalisht do të qëndrojnë në Shtëpinë Ushtarake të Pushimit në Durrës, ku një strukturë e posaçme do të angazhohet për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Lexoni gjithashtu: 

Gazetari Eni Ferhati flet me emra konkretë: Shqiptaret, që nuk pranuan të kthehen nga Siria

Pesë të shpëtuarit e parë nga Siria mbërrijnë në Tiranë, Rama: Operacioni vazhdon

Kreu i Antiterrorit: Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria i vështirë, do kthehemi shumë shpejt për të marrë të tjerët

‘Po kthehemi në shtëpi me fëmijët’, Rama takon gjeneralin sirian: Do t’i riatdhesojmë edhe të gjithë të tjerët

Gazetari Taulant Kopliku tregon historinë e kampit të Al-Hol ku mendohet se ka mbi 50 gra e fëmijë shqiptarë

Të bllokuar në kampet siriane, gjyshërit kërkojnë mes lotësh kthimin e 5 fëmijëve të mbetur jetimë

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026