Artan Lame: Të ulet tatimi i shitjes së banesave, jo më rivlerësim
Kreu i Kadastrës, Artan Lame propozon ulje në tatimin e shitjes së banesave që aktualisht është 15%. Kjo kërkesë heq automatikisht proceset e përsëritura të rivlerësimit të pasurive.
Njerëzit që shesin shtëpinë, paguajnë 15% të vlerës në momentin që bëhet ndërrimi i pronësisë. Në këtë masë, tatimi konsiderohet i lartë dhe për kreun e Kadastrës, Artan Lame, ai duhet të ulet, sepse nuk do të ketë më procese për rivlerësimin e pasurive.
Gjykoj që në të ardhmen s’duhet hapur më rivlerësim pasurish se kemi arritur shifra kolosale. Duhet ulur çmimi i taksës. Sot është 15%. Ulja e taksës do bënte që qytetarët të mos gjejnë rrugë të tjera dhe thonë më mirë paguaj taksën dhe hyj në sistem, se presim sa të bëjnë rivlerësimin. Më mirë të ulet taksa se të hapet sërish procesi i rivlerësimit”, tha Lame.
Sa i përket procesit të legalizimeve, kreu i Kadastrës tha se ky proces është në mbyllje, ndërsa shtoi se ka ende objekte që nuk janë futur ende në proces.
“Sivjet kemi arritur në shifrën 2430 mijë legalizime, grafiku ka rënie sivjet. Nga 24 000 legalizime vitin e kaluar, në 20 000 këtë vit. Kjo është gjëja më pozitive që kemi arritur, kjo rënie, sepse tregon se kazani i legalizimeve po mbaron. Fakti që po bije dhe është në rënie, tregon se procesi legalizimeve është drejt mbylljes”, tha Lame.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame foli edhe për ligjin 20/20, i cili unifikoi ligjet e pronave në 30 vitet e fundit, dhe sot e ka mbaruar misionin e tij, pasi u ka dhënë zgjidhje problemeve me pronësinë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë