Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Bedri Elezi: Mendohet se në Al-Hol ka mbi 70 shqiptarë

28 Tetor 2020 | 08:33

Drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi, tregoi për Euronews Albania përpjekjet që po bëhen për kthimin e shqiptarëve të mbetur në kampet e Sirisë. Ai u shpreh se krahas riatdhesimit të pesë shqiptarëve që u bë të martën, pritej që bashkërisht me ta të vinin edhe të tjerë, mirëpo operacioni, siç tha ai, u shty në mënyrë të pakuptimtë për në ditët në vijim.

“Ne kishim informacione se edhe ata shqiptarë që ishin vendosur në kampe të lëviznin në aeroportin e qytetit të Libanit e më pas në Tiranë, por pas informacioneve të bëra publike edhe nga autoritetet shqiptare, si duket operacioni është shtyrë për në ditët në vijim. Akoma nuk i dimë arsyet […] presim ndërkohë të kemi kontakte me autoritetet e kampit që të konfirmojmë pretendimet nëse mbi 40 persona kanë lëvizur që aty, apo jo,” – tha Elezi duke shtuar se nga grupi i shqiptarëve që mendohet se kanë mbetur në kampe, kryesisht janë fëmijë, por ka edhe të moshuar.

Elezi u shpreh se organizata e tij dhe grupet e tjera të kontaktit parapëlqenin më shumë ndjekjen e vijës amerikano-kurde, e cila konsiderohet më e sigurt.

“Kjo vijë është më e shpejtë, më e sigurt. Mund të shkohet përmes Al-Holit në Erbil [kryeqyteti i Kurdistanit, në Irak] dhe nga Erbili në Tiranë. Këtë rrugë e kanë ndjekur edhe gazetarë dhe kështu besojmë se mund të marrim edhe personat e tjerë më lehtë se rruga e ndjekur nga kampi në Damask dhe më pas Liban,” – u shpreh Elezi, i cili më tej tregoi se vëllai i Alvin Berishës, Benjamini, është gjallë.

“Kemi informacione se ai është me shëndet të mirë, kuptohet me atë shëndet që mund ta kenë njerëzit në kamp duke pasur parasysh kushtet që ka atje. Ai është gjallë dhe nën kujdesin e një familje shqiptare, e cila pret fatin që të kthehet së bashku me familjet e tjera,” – tha Elezi.

Benjamini duket se i ka mbijetuar incidentit të ndodhur në Banghuz, kur një predhë goditi makinën me të cilin ai, i vëllai Alvini, e ëma Valbona, dhe njerku i tij po udhëtonte drejt kampit Al-Hol.

Nga incidenti mendohej se kishte mbijetuar vetëm Alvini, por tashmë ka informacione që edhe Benjamini është gjallë.

Alvini, 11-vjeçar, u arrit të nxirrej nga kampi vitin e shkuar pas rreth 5 vitesh që babai i tij, Afrim Berisha e kërkonte me ngulm në Itali.

Hamendësohet se në kampin e Al-Holit janë mbi 70 shqiptarë dhe rreth 40 të tjerë jashtë kampeve siriane, kjo pasi këta i përkasin një tjetër fraksioni të angazhuar në luftën civile që përfshiu Sirinë prej fillimit të vitit 2011.

“Mendoj se numri i përgjithshëm i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që kanë mbetur në Siri, mund të shkojë deri në 400,” – u shpreh Elezi, i cili e konsideroi sfidë tejet të madhe integrimin e të kthyerve nga Siria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026