Zelensky: Situata në Donetsk dhe Luhansk mbetet jashtëzakonisht e vështirë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se situata në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore mbetet jashtëzakonisht e vështirë.
“Këto janë fjalë për fjalë beteja për çdo metër tokë ukrainase. Ne duhet të vlerësojmë rëndësinë e atyre betejave. Çdo metër i fituar atje do të thotë shumë për mbrojtjen e të gjithë vendit tonë.”
“Çdo ditë që heronjtë tanë janë ngritur në këmbë në Bakhmut, në Vuhledar, në Maryinka dhe në qytete dhe komunitete të tjera në Donbas redukton kohëzgjatjen e agresionit rus me javë. Këtu po ndodh tani shkatërrimi i paprecedentë i potencialit rus. Armiku nuk do të jetë në gjendje të rifitojë asgjë që humbet në Donbasin tonë”, theksoi ai.
Më herët , Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se forcat ruse po vazhdojnë ofensivën ajrore dhe tokësore pranë Bakhmut, Shakhtarsk, Avdiivka dhe qytete të tjera në rajonin e Donetskut.
Sipas tij, Raketat ruse goditën infrastrukturën civile në rajonin e Donetsk në dy sulme të veçanta, duke rezultuar në disa civilë të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut