Mbajti familjen të ngujuar për 6 vite, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Laçin

16 Shkurt 2023 | 09:09

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Xherxh Laçin i cili u arrestua pasi mbante familjen te ngujuar.

Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur për Laçin masën mjekim i detyrueshëm në spital.

Bëhet e ditur se ai ka rezultuar me probleme dhe çrregullim të shëndetit mendor, ndaj është ndryshuar dhe masa.

Ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar.

Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Prej 5 vitesh 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës....
14:29 | 28/07/2026

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026