“Rama është frikacak”, Vasili: Ky parlament nuk duhet të vazhdojë më
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se parlamenti nuk duhet të vazhdojë më punën, pasi sipas tij, është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat pas mbarimit të seancës plenare, Petrit Vasili u shpreh se Rama është frikacak, ndaj ai erdhi në fund të punimeve dhe iu shmang opozitës.
“Një manipulim shumë të rëndë kundra Kushtetutës dhe kundra funksionimit të parlamentit, për mos ngritjen e Komisionit Hetimor. Të gjitha pretendimet, janë vetëm mashtrim, deri në ditën që ligji i Komisioneve Hetimore është në fuqi, është ai dhe vetëm ai që rregullon punën dhe gjithçka është në funksion të frikës së tmerrshme të Edi Ramës.
Iu shmang dhe iu fshehparlamentit dhe u shfaq në sekondën e fundit. Të gjitha alibitë për Komisionet Hetimore janë vetëm mashtrim. Përfundimisht, ky parlament nuk meriton të vazhdojë më punën, sepse thjesht po bën të pamundurën që të kalojnë hajdutëritë e radhës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë