BERZH ul parashikimin për vitin 2023: Rritja ekonomike në Shqipëri do jetë 2.5%
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pret që rritja ekonomike këtë vit në Shqipëri të jetë 2.5%.
Ndryshe nga muaji shtator, parashikimi është ulur me 0.5 pikë përqindje sot. Rritja në vitin 2023 reflekton kërkesën e dobët të jashtme, inflacionin e vazhdueshëm të lartë dhe kushtet e shtrënguara të financimit.
Edhe rajoni do të jetë në një trajektore të përafërt, me Malin e Zi që kryeson pritshmërinë me 3.3% dhe Maqedoninë e Veriut që e mbyll me 2%.
Ndërkohë, për vitin 2022, BERZH deklaron se ekonomia shqiptare u rrit me 3.7%.
Sipas raportit, prodhimi në rajonin e BERZH pritet të rritet me 2.1 për qind në vitin 2023 pasi çmimet e larta të gazit dhe inflacioni i vazhdueshëm do të ndikojnë negativisht mbi perspektivën ekonomike.
Sa i përket konsumit, banka europiane thotë se ai ishte i qëndrueshëm në shqipëri dhe rajon, edhe pse cmimet e larta e frika për rritjen e mëtjeshme të tyre ishte e pranishme tek familjet.
Konsumi u rrit në vendin tonë, gjatë muajve të verës, nxitur edhe nga numri i madh i tursitëve që vizituan Shqipërinë dhe rajonin në përgjithësi.
Në vitin 2024, BERZH pret që ekonomia të rritet 3.3%.
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet