Deputetët votojnë, publiku nuk njihet me qëndrimet e tyre për projektligjet

Kuvend
16 Shkurt 2023 | 20:17

As kjo seancë plenare nuk ka kaluar pa bilbila dhe përjashtime deputetësh. Shkon në 15 numri i ligjvënësve demorkatë të cilëve nuk u lejohet pjesëmarrja në seanca plenare dhe komisione për shkak të shkeljes së etikës dhe kaosit të krijuar në parlament.

Nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj njohu me masën disiplinore tre deputetë të tjerë, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Elda Hoti.

Kjo është seanca e 4 plenare që zhvillohet mes kaosit dhe zhurmës në parlament, ndërsa mazhoranca ka vijuar me votimin e rendit të ditës, duke kaluar votimin e projektligjeve pa diskutime, si në rastin e huave apo koncensioneve.

Pritet të shihet reagimi i opozitës në seancën e radhës të 23 shkurtit, nëse do të lejojë që ajo të zhvillohet normalisht, tashmë që kryeministri Edi Rama pranoi zhvillimin e debatit për çështjen McGonigal në fillim të muajt mars.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026