Shpërthen ish-deputeti: Xhupi i një ministri kushton sa 5-vite rrogë e një mësuesi

16 Shkurt 2023 | 17:12

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerdi Bogdani, foli në studion e Euronews në lidhje me aferën McGonigal dhe pagesën prej 225 mijë euro që ai mori nga Agron Neza.

Bogdani tha se skeptikët të cilët nuk e besojnë që ish-zyrtari i FBI-së nuk është korruptuar nga kryeministri Rama, le të shohin veshjet e zyrtarëve për të parë nivelin e korrupsionit në qeveri.

Ai theksoi se ka ministra të cilëve një xhup iu kushton sa 5 vite rrogë e një mësuesi.

“Nuk po marim 225 mijë euro që mori McGonigal, marrim 400 mijë eurot e Alda Klosit te tubi i sobës. Nuk po marrim milionat e Arben Ahmetaj por marrim këpucët e sekretarëve të ministrive. E kupton që në këtë qeveri, këpucët dhe atletet e një sekretarjeje të qeverisë bëjnë sa rroga 1-vjeçare e një mësuesi apo një infermiereje. Xhupi i një ministri bën sa 4-5 vite rrogë të një mësuesi ose një infermiereje.

Nëse nuk janë të qartë për ato 225 mijë eurot që ka marrë McGonigal në ambientet e restorantit atëherë ja ku i keni provat”, tha Bogdani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026