Yuri Kim zbarkon në selinë e Kuvendit, kush është zyrtari i DASH që e shoqëron

17 Shkurt 2023 | 11:21

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një vizitë në selinë e Kuvendit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, ambasadorja Yuri Kim po zhvillon një takim me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Ekonomisë, Integrimit dhe atij të Jashtëm.

Ajo shoqërohet dhe nga zyrtari i Departamentit të Shtetit, Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe Biznesin.

“Nga ajo që kemi mësuar është që kemi mësuar është që ambasadorja Yur kim po zhvillon një takim me kryetarët dhe nënkryetarët e komisionit të Ekonomisë, Integrimit dhe atij të Jashtëm. Ende nuk dihet pse janë zgjedhur vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e këtyre komisioneve”, tha gazetarja Eksiola Shehu.

Përmes një postimi në Twitter, zyrtari i DASH shkruan se ndodhet në Tiranë për t’u takuar me zyrtarë dhe komunitetin e biznesit për të rritur partneritetin tregtar me Shqipërinë.

“Pershendetje, Shqiperia! Shkëlqyeshëm të jesh në Tiranë. Do të takohem me zyrtarë të lartë dhe komunitetin e biznesit për të eksploruar se si ne e rrisim partneritetin tregtar SHBA-Shqipëri”, shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026