Ngjyrat në logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, a janë edhe simbol i LGBT+?
Korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci komentoi dhe logon në të cilën lexon “15 vjet shtet përjetë”.
Numri 15 është shumëngjyrësh dhe këto ngjyra përveç atyre të flamurit, mbajnë dhe ngjyrat e komunave të Kosovës.
“Kemi të zezën, të gjelbrën që përfaqëson Mitrovicën, Trepçën, të tjerat shihen si ngjyra të së ardhmes. Edhe pse nuk është thënë drejtpërdrejtë, deri diku ka të bëjë pak edhe me çështjen e të drejtave dhe komuniteteve të grupeve të ndryshme që përfshihen në këtë rast, unë mendoj edhe komunitetet LGBT+,” – u shpreh Gjoci.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte