Aleksandër Vuçiç: Një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

Aleksandër Vuçiç
17 Shkurt 2023 | 20:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë, Vuçiç nuk dha detaje se për cilin shtet bëhet fjalë, shkruan Euronews Serbia.

“Por, marrëveshja me atë vend është që të presim datën 23 ose 24 shkurt, pra dhjetë ditë të presim, pastaj do ta zbulojmë atë vend”, tha Vuçiç në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

“Ne folëm për dialogun me Prishtinën, marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike. Mendoj se i kemi përfaqësuar mirë interesat e Serbisë dhe njerëzit duhet ta dinë se nuk ka lajme epokale dhe nuk mund të ketë.

Ne erdhëm këtu dhe mundëm t’i shpjegojmë pozicionim preciz dhe racional, edhe pse kjo është e vështirë në epokën e rrjeteve sociale. Kemi hasur në respektin e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Britanisë së Madhe”, shtoi Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026