Kush e ka kërcënuar me vrasje Vuçiçin? Analisti serb flet për Euronews

Dushan Janiç
16 Shkurt 2023 | 19:32

Analisti serb, Dushan Janiç thotë se nuk ka një përpjekje të vërtetë për të eleminuar fizikisht Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania, Janiç u shpreh se kërcënimet ndaj Vuçiçit i sheh si një mesazh ndaj partive të koalicionit qeveritar.

“Ka pasur disa informacione më parë, por tani nuk është shumë oportuniste të shohim materialet televizive që treguan arrestimin e një personi. Personalisht nuk jam i habitur nga kjo. Por nuk besoj se është një përpjekje e vërtetë për të eleminuar presidentin Vuçiç, por më tepër një mesazh ndaj partive të koalicionit.

Mund të them se institucionet tona, shërbimi sekret, kanë qenë shumë tolerante ndaj organizatave ekstemiste, që nga periudha e ish-kryeministrit Koshtunica dhe presidentit Tadiç. Këto organizata janë toleruar dhe politika i ka mbështetur ato. Është sërish politika që i nxit të lëvizin kundër Vuçiçit”, theksoi ai.

Të ashtuquajturit patriotë zhvilluan në Serbi një protestë para parlamentit mbrëmjen e djeshme dhe kërcënuan hapur se do të vrisnin presidentin Vuçic dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Ekstremistët e djathtë serbë protestuan kundër autoriteteve në vend dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023