Rregullat anti-COVID, Manastirliu: Respektojini, ose do detyrohemi të përzgjedhim pacientët që do të trajtojmë
Nga foltorja e parlamentit ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u bëri apel qytetarëve të respektojnë rregullat anti-COVID, pasi në të kundërt spitalet do mbingarkohen dhe do shkohet deri tek skenari më i keq i përzgjedhjes së pacientëve për t’u trajtuar me frymëmarrje të komanduar siç ka ndodhur dhe në vende të tjera.
Znj. Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale COVID në Tiranë dhe spitalet rajonale.
“Do të shtojmë kapacitetet spitalore siç e kemi bërë duke vendosur 4 struktura në dispozicion për Tiranën dhe duke në planet tona edhe kapacitetet e spitaleve rajonale.
Por ajo që mund të bëjmë si qytetarë është të zbatojmë rregullat e thjeshta. Dhe ajo që po bën qeveria është përgatitja për çdo skenar, por nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që po ndërmarrin, qoftë për parandalimin dhe izolimin përmes gjurmimit që të mund të frenojmë epideminë nëpërmjet zbatimit të rregullave të mundemi të trajtojmë çdo qytetar në spitalet tona,
Sepse nëse do të kemi një mbingarkesë atëherë do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari, sikurse vende të zhvilluara janë përballur kur kanë pasur fluks, kur janë detyruar të përzgjedhin kë do të fusin në frymëmarrje të drejtuar”, tha ministrja.
Ministrja akuzoi opozitën se po shfrytëzon politikisht pandeminë duke bërë ping-pong me situatën dhe duke mos ndihmuar në frenimin e përhapjes se coronavirusit.
Opozita në mënyrë të vazhdueshme ka kritikuar mënyrën se si qeveria po menaxhon situatën e pandemisë nga COVID-19, duke kërkuar edhe largimin e ministres së Shëndetësisë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama