I nguli thikën 23-vjeçarit, arrestohet i ‘forti’ në Shijak
Policia e Shijakut ka arrestuar 20-vjeçarin i cili pasditen e të premtes, plagosi me thikë një tjetër shtetas.
I riu akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në pranga ka përfunduar dhe një 25-vjeçar për moskallëzim të këtij krimi.
Materialet proceduralenë ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
“Pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit R. M., 20 vjeç dhe arrestimi i tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për këtë krim.
Shtetasi i plagosur B. K., 23-vjeç merr asistencën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar