“Jemi të tronditur”, Rama i përgjigjet letrës së tetë eurodeputetëve për Kodin Zgjedhor
Mazhoranca nuk zgjodhi të priste opinionin e Komisionit të Venecias, por këtë të enjte votoi me 97 vota rrëzimin e dekretit të Presidenti Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj letrës së tetë anëtarëve të Partive Popullore Evropiane, të cilët i kërkuan të tërhiqej nga ky akt, deri sa të fliste Komisioni i Venecias. Ai tha se deputetët e PPE janë keqinfomuar mbi ndryshimet kushtetuese, që janë reflektuar në Kodin Zgjedhor.
“Për çfarë jeni të tronditur, që ne do rivotojmë sot një ligj që e kemi votuar para dy javësh dhe Komisioni Evropian është shprehur. Si mund të presim ne në dhjetor Komisionin e Venecias. Nuk arrij ta kuptoj, sepse më saktë e kuptoj shumë mirë. Janë të keqinformuar, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ndërpartiake”, tha Rama.
Për kryeministrin e vendit, votimi i këtij ligji është në dobi të Shqipërisë, dhe se për zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të pritet dot opinioni i Komisionit të Venecias.
“Jemi këtu për ta votuar këtë ligj, sepse ky është interesi i Shqipërisë që të votohet pikë dhe presje. Shqipëria kalon këtë reformë dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, Kushtetuta është ndryshuar qysh në qershor, çfarë do të presim. Opinioni i Venecias është i mirëpritur gjithmonë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më këshilla politikë”, shtoi ai.
Në letrën e tyre, deputetët e PPE sqaruan se opinioni i Komisionit të Venecias duhet të pasqyrohet në Kodin Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2021 dhe e specifikuan këtë si një kusht për realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias”,- u shprehën europarlamentarët e qendrës së djathtë.
Lexoni gjithashtu:
Deputetët e PPE thirrje Ramës: Mos e votoni Kodin Zgjedhor deri sa të flasë Komisioni i Venecias
Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Kodi Zgjedhor, komisioneri Varhelyi: Parlamenti të presë opinionin e Komisionit të Venecias
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon