“Nga ferri në parajsë” 34-vjeçari takon vajzën e sapolindur pas 261 orësh në rrënoja

18 Shkurt 2023 | 13:21

Mediat turke kanë publikuar historinë e një 34-vjeçari i cili brenda pak ditësh përjetoi ferrin dhe parajsën.

Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat 261 orë pas tërmetit shkatërrimtar dhe në spital u takua me bashkëshorten e tij e cila kishte sjellë në jetë vajzën e tyre ditën e tërmetit.

Xhiroja e 34-vjeçarit që mban foshnjën e vogël në dorë ka bërë jehonë në rrjete sociale. Në një prononcim për mediat mustafai thotë se gjatë kohës që ai ishte për 12 ditë në rrënoja mendoi se jeta e tij kishte mbaruar dhe vdekja ishte më se e sigurt.

Por ekipit e shpëtimit mundën ta nxirrnin të gjallë duke e çuar në spital, ku ai takoi dhe vajzën e porsalindur.

“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.

Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026