“Banesat janë të sigurta”- Si u mashtruan turqit për pallatet luksoze që u bënë ‘hi’

18 Shkurt 2023 | 14:28

Gazetari Bora Zukali, zbuloi gjatë një interviste për Euronews Albania situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

Zukali tha se pallatat më të shumta që janë shembur janë pallatet luksoze të cilat janë ndërtuar gjatë 3-viteve të fundit.

Ai nënvizoi se njerëzit u mashtruan përmes publicitetit dhe paguan deri në 3 mijë dollarë metri katrorë, për të blerë banesa në këto pallate që cilësoheshin si më të sigurtat nga tërmeti.

“Ato pallatet që ishin me 15 ose 18 kate, të quajtuara palate luksoze, ato janë më shumë që janë shembur. Këto ishin gjasme pallatet më të mira dhe janë reklamuar si pallate të sigurta për tërmetin.

Njerëzit kanë marrë kredi nga bankat për të blerë këto apartamente në këto pallate. Njerëzit kanë blerë apartamente me 2 mijë ose 3 mijë dollar dhe ato kanë qenë të parat që janë shembur.

Shumë njerëz kanë vdekur dhe akoma nuk janë nxjerrë nga këto pallate 15-18 kate. Ato priten të nxirren me eskavator nga rrënojat dhe kjo është ajo që prek më shumë familjarët”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026