Manastirliu zbulon detaje nga mbështetja për nënat e papuna me shumë fëmijë

18 Shkurt 2023 | 17:10

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi këtë të premte një takim me gratë përfituese të programit të ri të mbështetjes për nënat me shumë fëmijë.

Gjatë takimit në Korçë, ministrja bëri me dije se për muajin janar janë 5210 nëna, të cilat kanë përfituar nga programi i mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

“Është një politikë universale që buroi nga Këshillimi Kombëtar për mbështetjen e nënave me shumë fëmijë. Përgjatë muajit janar ne kemi patur mbi 8 mijë nëna që kanë aplikuar nëpërmjet portalit e-albania. Vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese, 5210 nëna të cilat tashmë, në sajë edhe të një skeme shumë të shpejtë dhe efektive nga Shërbimi Social Shtetëror nga Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tashmë të gjitha këto nëna, kanë në llogaritë e tyre në Institutin e Sigurimeve Shoqërore subvencionimin e paguar nga shteti të këtyre sigurimeve. Një politikë e cila sigurisht ka një kontribut financiar të qeverisë, vjetor, i cili është rreth 6 milion dollarë dhe që ne do ta vijojmë si një politikë të qëndrueshme”,- theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo politikë e re vjen në vazhdën e politikave sociale të deritanishme dhe se mbështetja e qeverisë me programet sociale për shtresat në nevojë do të vijojë.

Pas nismës së Këshillimit Kombëtar, qeveria miratoi programin e mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, si një paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqënie sociale, mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes, duke vlerësuar punën e papaguar, me qëllim mirërritjen e fëmijëve të mitur që nga lindja e tyre deri në moshë parashkollore, si edhe duke njohur kontributin e punës së papaguar.

Kjo politikë e re përmirëson cilësinë e jetesës brenda familjes dhe gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkallës së lindshmërisë në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026