“Rrugët e florinjta” | Koncensionet që nuk u përkrahën nga FMN-ja
Bashkëpunimi i shtetit për të ndarë financimin me kompanitë private, erdhi si praktikë e re e qeverisjes shqiptare edhe në kryerjen e projekteve rrugore pas vitit 2017. Prioritet për realizimin e tyre u bë përfshirja e bankave dhe garancive qeveritare.
Pra, qeveria jep garanci në mënyrë që të merren kredi nga bankat dhe bankat do japin kredi me interesa të ulëta. Me argumentet per eficencë në punime e mirëmbajtje dhe mundësitë për të garantuar në kohë përfundimin e rrugëve, PPP-të në nisën me planin 1 mld euro për infrastrukturën.
Kjo ambicie nuk u përkrah nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Rruga Milot-Balldre, një autostradë 19 km e gjatë, e cila mori emrin si rruga e florinjtë, kur kosto e saj doli mbi 15 mln euro për kilometër, u bë argument për të nisur një fushatë sulmesh mbi formën dhe përmbajtjen e kontratave, por edhe për mungesën e garës që sillnin ofertat e pakërkuara, të cilat automatikisht favorizonin kompaninë e parë që çonte një projekt në qeveri.
“Ajo që kemi parë ne janë kostot shumë të larta të ndërtimit të rrugëve. Kemi raste kur kosto e rrugës ka shkuar deri në 17 mln euro për kilometër që është dhe rrugë fushore, ndërsa në mesataren e BE-së është diku te 9 apo 10 mln euro”, tha ekonomistja, Ornela Liperi.
LEXONI GJITHASHTU
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut