Cakrani: Çështja e Vis Martinajt zgjidhet, por s’ka vullnet nga organet kompetente
Për avokatin Kujtim Cakrani, çështja e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj është e zgjidhshme, por sipas tij, ka mungesë vullneti nga organet kompetente.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Cakrani u shpreh se prokuroria e Kurbinit, e cila po heton për zhdukjen e Ervis Martinaj, punon në një terren të cunguar dhe prokurorët ndihen të frikësuar.
Cakrani shtoi se kësaj çështjeje do i jepej më shumë rëndësi, nëse do e hetonte SPAK-u.
“Do besoja që nëse do ishte te SPAK-u, do i jepte akoma më rëndësi situatës, sesa një prokurori, ku mund ta ketë një prokuror në dorë çështjen që po pret vettingun, ka problemet e tij, do ta anashkalojë.
Është një gjë që zbardhet, është vetëm thjesht vullneti i organeve ligjzbatuese për ta zbardhur se ku kanë humbur kontaktet e fundit me këtë shtetas”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut