Marrëveshje me Ramën për t’u bërë Presidente? Topalli tregon komunikimin me Kryeministrin
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë intervistës në Euronew Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë president pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Znj. Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën.
“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam digjeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, znj. tha Topalli.
Ish-zv. kryetarja e Kuvendit tha se nuk përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forca të tjera të djathta. “Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, tha ajo.
Znj. Topalli tha se, beteja e saj është kundër Ramës, Bashës dhe Metës dhe shtoi se krijimi i forcës së saj është të ndihmojë demokratët të vijnë në pushtet dhe jo e kundërta. “Probabiliteti dhe sondazhe flasin se mund ta marri përsëri Rama dhe kjo do të ishe fatale për vendin”, deklaroi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Jozefina Topalli: PD do e kishte rrëzuar qeverinë nëse s’do kishte udhëheqje të korruptuar
Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikën aktive
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5