Poliklinikë e re në Mbroje të Korçë, Manastirliu tregon programin për të ardhmen

19 Shkurt 2023 | 15:52

Banorët e Mbrojës në Korçë, kanë tashmë një qendër shëndetësore me standarde në afërsi të vendbanimit të tyre.

Mjediset e reja u inspektuan nga ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se qarku i Korçës është në prioritet e qeverisë për investimet në sektorin e Shëndetësisë.

“Programi ynë i rehabilitimit të qendrave shëndetësore është një program i cili nuk ka përfunduar me 300 qendrat, është një program i cili synon të finalizojë përmirësimin e infrastrukturës së të gjithë rrjetit kapilar që ne kemi, të qendrave shëndetësore e ambulancave në të gjithë vendin, në qytet dhe në fshat”- tha Manastirliu.

Ashtu si në çdo poliklinikë të vendit edhe në Mbrojë ka nisur aplikimi i vaksinës kundër kancerit në qafën e mitrës.

“Ne ia kemi dalë që në fazën e parë të këtij programi, mbi 2400 të vaksinohen, program që tashmë është përfshirë na kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit”- theksoi ajo.

Me buxhetin e vitit 2023 planifikohet të ndërhyhet në 60 qendra shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026