Evi Kokalari nis lëvizjen Konservatore, thërret qytetarët në takimin e parë

19 Shkurt 2023 | 19:36

Evi Kokalari duket se do të zyrtarizojë partinë e saj ‘Konservatorët’ nga Durrësi.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Kokalari njofton se takimi i parë publik do të mbahet më datë 4 mars në Durrës.

Me sloganin ‘Shpëto Shqipërinë’ Kokalari u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.

“Shihemi në Durrës! 4 Mars, 16:30 – Hotel Adriatiku. Hyrja e lirë për të gjithë”, shkruan Kokalari.

Ishte vetë Kokalari që pak ditë më parë njoftoi për partinë e saj.

Kokalari u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një mentalitet të ri politik ndryshe nga ç’është parë 32 vitet e fundit.

Sipas saj, këtë mentalitet mund ta sjellë vetëm diaspora, në bashkëpunim me elementë konservatorë në Shqipëri dhe me ndihmën e konservatorëve amerikanë dhe evropianë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026