Mjekët në Maqedoninë e Veriut protestojnë për pagat
Një sulm kibernetik i disa ditëve më parë ndaj Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka paralizuar pagesat e rrogave për punonjësit shëndetësor, sigurimin shëndetësor të qytetarëve, pagesat për nënat lehonë dhe raportet mjekësore.
Sistemi nuk kishte asnjë të dhënë që të mund të bëjë pagesat e rregullta, ndërsa kjo situatë ka shqetësuar mjekët dhe personelin mjekësor që dolën në protesta për të kërkuar pagën e janarit.
“Është krijuar pakënaqësi për shkak se nuk kemi marrë pagën, e cila duhej të merret me 10 shkurt, ndërsa është vonuar 10 ditë. Është shkelur edhe afati ligjor maksimal deri datën 15. Njerëzit nuk kanë para, kanë kredi. Kush do ti paguajë kamatat? Kush do ti paguaj faturat?” – u shpreh Renata Gjakonovicc nga Sindikata e Pavarur e Spitalit.
Konfedrata e Sindikatave të Pavarura paralajmëroi radikalizim nëse nuk gjendet zgjidhje afat gjate për këtë dhe pagat në vazhdim sepse frikësohen se do të krijohet zinxhir i vonesave.
“Sot kishte protestë. Të gjitha opsionet janë të hapura, bllokime, protesta, greva. Nuk do qëndrojmë duarkryq. Do të gjejmë një zgjidhje sistematike,” – tha Marjan Ristevski.
I ndodhur në këto kushte, fondi Shëndetësor ka lajmëruar se pagat do të kalojnë ditën e martë në llogari bashkë më kamatvonesat. Gjatë ditëve të fundit institucionet në mënyrë manuale dorëzuan të dhënat mjekëve në mënyrë që të bëhen pagesat, ndërsa sistemi i tërë i Fondit ngadalë po rikthehet në funksion.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet