Ukrainasja që jeton në Shqipëri: Nuk besoj se lufta mbaron tani, rusët na sulmojnë
Lina Orlova, një ukrainase e cila jeton në Shqipëri, beson se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të mbarojë këto kohë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Orlova u shpreh se rusët vijojnë ende me sulmet e tyre.
Ndër të tjera, Orlova nënvizoi se shumë njerëz kanë vdekur dhe të tjerë kanë humbur shtëpitë e tyre.
“Nuk besoj se lufta do të ndalojë menjëherë, sepse asgjë nuk po ndryshon. Rusia vijon të na sulmojë dhe ende duan të kryejnë vrasje. Ndaj nuk ka ndryshuar asgjë. Është një fatkeqësi, sepse ka njerëz që kanë humbur shtëpitë, shumë të tjerë kanë vdekur dhe ne nuk e dime sesa njerëz kanë humbur jetën.
Ata kanë shumë njerëz dhe mund t’i dërgojnë te ne vazhdimisht. Kam frikë se do të ndodhin të njëjtat gjëra që ndodhën në fillim, siç ndodhi një vit më parë. Unë e di që trupat ruse qëndrojnë fare pranë rajonit tonë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë