Pasardhësja e Skënderbeut në Australi: Dua të bëj bamirësi në Shqipëri dhe Kosovë

21 Shkurt 2023 | 09:43

Sophie Castriota, e cila disa herë ka deklaruar se është stërmbesa e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, është shprehur se prejardhja e saj është shqiptare.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Australia për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se do të bëjë bamirësi për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ajo tha se kjo ide ka lindur pas vizitës në Kosovë dhe Shqipëri në vitin 2016.

“Në 2016 kam udhëtuar për herë të parë drejt Shqipërisë. Kam parë shumë vende në Shqipëri dhe Kosovë. Ishte një kënaqësi për mua ta dija se ku i kisha rrënjët e mia. Pasi e vizitova Shqipërinë dhe Kosovën, ndjehem akoma më e lidhur me vendin tim. Thjesht do të përpiqem që të bëj diçka; do bëj diçka për të ndihmuar popullin shqiptar. Kur pashë gjendjen e vendit u preka shumë.”- theksoi ajo.

Më tej, ajo theksoi se ka vënë re se ka shumë probleme me qeveritë në vend.

“Kam vënë re se ka shumë probleme me qeveritë, me gjendjen e përgjithshme. Dhe unë thjesht do të ndihmoj që të bëj një hap përpara për vendin; do të jap kontributin tim për vendin tim”- përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024