Bllokuan foltoren, Kuvendi përjashton 6 deputetë të tjerë të PD-së

21 Shkurt 2023 | 10:08

Në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet në Kuvend u vendos përjashtimi nga seancat plenare e deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan foltoren gjatë seancës së kaluar.

Deputetja Greta Bardeli, ishte ajo e cila u përjashtua më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë.

5 ditë u përjashtua edhe deputetja Linditia Metaliaj.

Nga ana tjetër, PD e cilësoi kërkesën e PS-së për përjashtimin e deputetëve të opozitës si të paligjshme për shkak të tejkalimit të afateve.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026