Prova të reja për Pjerin Xhuvanin, kërkohet arrestimi i efektivëve të ‘Shqiponjave’
Prokuroria ka zbuluar prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur 2 vite më parë në qytetin e Elbasanit, gjatë fushatës elektorale.
Duke u bazuar mbi gjetjet e reja organi i akuzës ka kërkuar të caktohet masa arrestit në shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.
Në përfundim të seancës së sotme avokatja e familjes Xhuvani tha për median se prokuroria arriti të zbulojë se policët ishin në dijeni për furgonët e strukturave mbrojtëse të PD-së dhe se Arbër Paplekaj ka qënë i armatosur.
Kanë qenë këto dy detaje të reja që kanë nxitur prokurorinë të bëjë kërkesën e re për 6 efektivët, gjë që pritet të shqyrtohet më 24 shkurt, ku do të jetë dhe seanca e radhës .
Kujtojmë se gjatë seancës së kaluar policët pranuan se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen.
Eksponenti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Në ngjarjen e 21 prillit 2021, mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë, mes tyre dhe një efektive policie.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje