VIDEO | Momenti kur vidhet “BMW X6” që do përdorej në “atentatin” në Elbasan
Euronews Albania ka siguruar videon ku është vjedhur në Shkodër, automjeti tip “BMW X6” që do përdorej për një atentat në Elbasan.
Në video shihet një person i cili fillimisht zbret nga një automjet me ngjyrë të bardhë dhe më pas hap lehtësisht derën e automjetit luksoz.
Dyshohet se për vjedhjen të jetë përdorur bllokues valësh çka ka bërë të mundur hapjen e derës. Burime bëjnë me dije se Policia e Shkodrës e ka ndjekur automjetin deri në Fushë-Krujë, dhe më pas nuk dihet internerari që ka ndjekur autori.
Këto automjete, janë të vështira për t’u vjedhur, por në të kaluarën nuk kanë munguar rastet kur janë sekuestruar pajisje që ndërhynin në sistemin e sigurisë.
Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç janë marrë disa herë në pyetje në lidhje me mjetin “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri si dhe dokumente të falsifikuara që i përkisnin Spahiut.
Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Spahiu ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin e vjedhur dhe armët që u gjetën pranë banesës së tij.
Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë vendosur nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.
Prokuroria e Elbasanit po heton ngjarjen nëse ky grup ka lidhje me Erion Alibej, kunatin e Arben Spahiut.
Nëse provohet ky fakt, atëherë dy të pandehurit do të merren nën hetim nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet