Çfarë po ndodh në Ukrainë? Euronews jep drejtpërdrejt nga Kievi detajet e agresionit

21 Shkurt 2023 | 21:24

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka raportuar nga Kievi për emisionin “Now”, në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Rexha u shpreh se edhe sot ka pasur një sulm rus në qytetin e Kherson, ku 6 persona mbetën të vdekur dhe 5 të plagosur.

Rexha tha se Ukraina e ka denoncuar sulmin si një akt terrorist.

“Banorët e Kievit dhe Ukrainës, mendjen e kanë të lutja e vazhdueshme ndaj SHBA-ve dhe vendeve perëndimore që të vazhdojnë ta furnizojnë me armë Ukrainën, në mënyrë që fitorja të jetë më e afërt.

Sot ka qenë një jetër ditë e përgjakshme, një sulm rus në Kherson, 6 civilë kanë mbetur të vdekur, pas një sulmi në një stacion pritjeje të autobusëve. 5 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa sulmi është denoncuar si akt terrorist nga Kievi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026