“S’po luftojmë vetëm për Ukrainën”, deputeti nga Kievi: Të ndalojmë gjakderdhjen….

Goncharenko
21 Shkurt 2023 | 21:43

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko thotë se lufta ndaj Rusisë nuk po zhvillohet vetëm për pavarësinë e Ukrainës.

Në një lidhje për emisionin “Now” në Euronews Albania, Goncharenko u shpreh se lufta është duke u zhvilluar për vlerat dhe liritë e të gjithë botës.

Sipa tij, është e rëndësishme që lufta të fitohet, për të ndalur edhe një gjakderdhje të mundshme në Ballkan.

“Ne i falenderojmë të gjithë aleatët tanë për ndihmën që po na japin, i themi faleminderit edhe Shqipërisë për mbështetjen e fortë diplomatike që po marrim. Kjo është e rëndësishme për ne. Kjo luftë nuk është vetëm për pavarësinë e Ukrainës, por është luftë edhe për vlerat, liritë e të gjithë botës.

Prandaj është e rëndësishme që të fitohet për të gjithë, për të ndalur pikërisht edhe gjakderdhjen në Ballkan, siç e pamë në rastin e Bosnjes dhe Kosovës, siç e pamë në sulmet e Malit të Zi dhe për mbyllur njëherë e mirë hesapet me Perandorinë Ruse”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026