“Mos ik” nga Kosova, thirrja e artistit për të mos braktisur vendin
Është hapur së fundmi përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë ekspozita personale “Mos ik” e artistit Eroll Murati.
Autori ka sjellë një portret-skulpturë të lartë rreth 6 metër që duket sikur ka dalë nga toka dhe është nisur të “fluturojë” drejt një vendi tjetër, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të mos emigruar nga Kosova.
Për realizimin e kësaj ekspozite atij i është dashur të analizojë mirë forma të ndryshme se si del një objekt nga toka, për ta ngjasuar atë sa më afër realitetit.
“Mesazhi i ekspozitës së titulluar ‘Mos ik’ është për parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë e të gjitha profesioneve.
Punimi i skulpturës ka qenë shumë i vështirë, por ia ka dalë mbarë me ndihmën edhe të babait dhe te miqve të tij. Erolli njihet për ekspozitat e tij në natyrë, me skulptura që përcjellin mesazhe të fuqishme sociale.
Sipas një ankete të publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, në nëntor të vitit 2021, 78 për qind e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi. Ndërkaq, sipas matjes së fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të papunësisë në Kosovë në vitin 2021, shkalla e papunësisë te të rinjtë është 48,6 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta